“S’mund të ma mohosh kontributin”, Merko-Telitit: Më hoqën nga puna se isha me PD-në

13 Korrik 2025 | 21:39

E ftuar në emisionin “Now” me Greta Topjana në Euronews Albania ishte ish-nënkryetarja e “Shqipëria Bëhet”, Etleva Merko.

Gjatë bisedës në studio, Merko u përfshi në një debat me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Dorian Teliti, teksa po shprehte kritikat e saj lidhur me ecurinë e punëve në PD.

Teliti e ftoi të ishte më konkrete dhe të tregonte se kush e kishte penguar brenda PD-së, duke e çuar atë drejt një partie tjetër.

Merko u shpreh se në PD pengesë janë figurat e vjetra, ndërsa i tha Telitit se ai nuk mund të mohojë kontributin e saj në këtë forcë politike.

Ajo shtoi se për shkak të këtij kontributi është penalizuar, pasi, sipas saj, është larguar nga puna nga njerëz të PS-së, vetëm sepse menaxhoi si përfaqësuese e PD-së zgjedhjet vendore të vitit 2015 në Delvinë.

“Unë kam 15 vite kontribute në PD. Në 2015 kam menaxhuar si përfaqësuese e PD zgjedhjet në Delvinë, ku nuk kishte askush që të merrte përsipër këtë detyrë. Pasi PS erdhi në pushtet, unë dhe familja ime jemi hequr nga puna. Dhe fakti që unë kam ardhur në Tiranë lidhet me atë që na kanë larguar nga puna vetëm sepse jemi të djathtë, ti nuk mund të ma mohosh dot këtë”, tha Merko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026