Sot Dita Botërore e Kryqit të Kuq
Në kuadër të 8 majit – Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, për të 26-in vit radhazi organizohet Ekspozita Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”. Tema e ekspozitës është “Vullnetarizmi nuk njeh moshë”. Synimi i organizimit të këtij aktiviteti është të përhapë tek fëmijët vlerat humanitare si dhe të promovojë tek ata ndjenjën e vullnetarizmit dhe humanizmit.
Në orën 11:00, në ambientet e instalacionit Reja (përpara GKA) çelet Ekspozita Kombëtare e Vizatimit “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq”.
Ekspozita është finalja e një konkursi që në kuadër të një fushate disa mujore për promovimin e vlerave humanitare, kontribuoi në edukimin qytetar të fëmijëve dhe synon të ndërgjegjësojë vizitorët e ekspozitës mbi aktivitetet e Kryqit të Kuq Shqiptar. Në të janë përfshirë një numër i madh nxënësish, mësuesish, vullnetarësh dhe të punësuarish pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, pasi veprimtaria shtrihet në të gjithë vendin.
Gjatë fushatës së informimit, janë zhvilluar një sërë takimesh dhe bisedash me nxënësit dhe mësuesit e vizatimit rreth aktiviteteve dhe vlerave humanitare të Kryqit të Kuq. Më pas fëmijët i kanë hedhur përshtypjet e tyre në vizatime të cilat janë paraqitur në ekspozita lokale në 38 degë të Kryqit të Kuq Shqiptar. Numri i shkollave të angazhuara në këtë veprimtari është rreth 250 shkolla 9-vjecare në të gjithë vendin dhe janë dorëzuar përafërsisht 3000 punime.
Për më të vlerësuarit nga juria, do të shpërndahen çertifikata dhe dhurata me mbështetje të sponsorëve të ndryshëm të aktivitetit.
Veprimtaria e dytë që do të zhvillohet është konkursi i ndihmës së parë në degën Tiranë.
Pas një trajnimi disa javor, mbi 150 të rinj garojnë mes tyre mbi dhënien e teknikave të ndihmës së parë.
Vullnetarët vijnë nga gjimnaze të ndryshme të kryeqytetit dhe demostrojnë aftësitë etyre në aksidente të simuluara nga Kryqi i Kuq.
Qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i qytetarëve mbi rëndësinë e këtyre veprimeve të thjeshta jetë-shpëtuese.
LEXONI GJITHASHTU:
- 26-vjeçari që jeton duke pirë 40 tableta çdo ditë
- Goxhaj: Mos i mbushni bombolat në pikat e karburanteve por në vende të autorizuara
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve