Sot jepet masa e sigurisë për Fredi Belerin, mbërrijnë avokatët

13 Maj 2023 | 10:50

Fredi Beleri kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën, do të dalë këtë të shtunë para Gjykatës së Vlorës ku pritet të jepet edhe vendimi për masën e sigurisë ndaj tij. Ai  arrestua në orët e para të së premtes së 12 majit, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore.

Korrespondentja e Euronews Albania, Ebrieta Maçi dha më tepër detaje rreth asaj që pritet të ndodh në gjykatën e Vlorës.

“Deri në këto momente nuk ka prani të qytetarëve nga Himara në Gjykatën e Rrethit Vlorë. Pak minuta më herët kanë mbërritur dhe avokatët e zotit Fredi Beleri i cili ndodhet në ambientet e komisariatit të Vlorës.

Ndërkohë një prej të arrestuarve të tjerë, është shoqëruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore. Deri në këto momente situata paraqitet e qetë. Prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë ka kërkuar masën arrest me burg për Belerin, ndërkohë që avokatët e quajnë arrestim të pali9ghjshëm dhe kërkojnë lirim për Belerin”,-tha korrespondentja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026