English

Spahiu: Albin Kurti u vonua 2 vjet dhe në fund pranoi asociacionin serb

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Albin Kurti vonoi dy vite për të pranuar projektin franko-gjerman. I ftuar në Euronews Albania ai tha se plani franko-gjerman nuk ka ndryshuar dhe është i njëjti me atë plan asociacioni të propozuar dy vite më parë dhe se Kurti me të gjithë presionin e tij nuk ka fituar asgjë.

- Advertisement -

Juristi tha se aksioni i Albin Kurtit i ka shërbyer vetëm Vuçiçit, i cili ka përfituar nga kjo zituatë për të marrë më tepër mbështetje nga nacionalistët në Serbi. Megjithatë ai tha se edhe pse vonë, dakordësia e Albin Kurtit për marrëveshjen vlen për tu duartrokitur.

“Pas dy vitesh Albin Kurti është i mirëpritur në vendimarrjen që ka në raport me projektin franko-gjerman dhe me asociacionin në veri të Kosovës. E kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se nuk duhet të dëmtoheshin në asnjë moment partneriteti dhe marrëdhëniet me perëndimin. Çfarë ndodh? Erdhëm përsëri në pikën zero.

Albini po kthehet aty ku e nisi. Tani pas dy vitesh zvarritje, vonese, kundërshtimesh, mosnënshkrimi, o pranon atë që propozoi Brukseli dhe Uashingtoni. Me vonesën e tij nuk bëri gjë tjetër veçse e futi Kosovën në sankione dhe nuk do të hiqet nga sanksionet deri sa zyrtarisht Albinit ti besojnë se e hedh firmën dhe e pranon marrëveshjen. Megjithatë më mirë vonë se kurrë dhe duhet përshëndetur, mua më vjen keq që ka akoma që e kritikojnë”,-tha Albin Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?