Spahiu: Berisha qesharak! Nuk frikësohet Amerika me 10 karrige të thyera
Juristi Kreshnik Spahiu e cilësoi Sali Berishën qesharak. Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Amerika nuk frikësohet nga 10 karrige të thyera, duke ju referuar kështu kaosit që krijoi opozita në Kuvend.
Sipas tij dhuna është mjeti i fundit që duhet të përdorë një organizatë politike e cila izolohet ndërkombëtarisht. Juristi theksoi se diçka e tillë është strategji e të gjithë forcave politike në degradim.
“Në fund të gjithë qëllimit që ka Berisha dhe grupi që i shkon pas janë dy elementë, e para të frikësojë SPAK-un, të kërcënojë prokurorët të cilët të mos vazhdojnë me vendime të mëtejshme dhe e dyta të pushtojë hapësirat televizive.
Sot duhet të kuptojmë se kemi disa personazhe të vdekur politikisht. Rithemelimi i ngjan një agjencie funerale ku janë mbledhur të gjithë politikanët e vdekur politikisht që nuk duhet të ekzistojnë,” – u shpreh Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij
- 20:45 Zohran Mamdani shqyrton arrestimin e Netanyahut nëse viziton Nju Jorkun për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)