Spahiu: Kërcënimin e Vjosa Osmanit ndaj Macron do e vuajë populli i Kosovës
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në drejtim të presidentit të Francës Emmanuel Macron lidhur me politikën e vizave për Kosovën.
Sipas Spahiut, pasojat e gjuhës kërcënuese të Vjosa Osmanit ndaj Macron do t’i vuajë populli i Kosovës.
“Ajo që ndodhi në Slloveni dhe deklarata e Macron është një nga mesazhet më të rënda për Kosovën që nga krijimi i shtetit, se aktualisht Kosova është i vetmi shtet në botë nën sanksionet e SHBA dhe BE, vend që është i krijuar nga vetë Perëndimi dhe vetë ai e ka sanksionuar, jo për popullin por qeverinë. Të ishte në një shtet tjetër Osmani do rrezikonte pozicionin e saj. Shteti i Kosovës është krijesë e Perëndimit. Osmani ka përdorur një terminologji që kreut të shtetit nuk i shkon, duke thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vdes. Është një lloj çmendurie, deklarata e Osmani, duke kërcënuar perëndimin se nëse nuk jep vizat për Kosovën, ne pezullojmë dialogu. Kosova nuk e ka luksin për t’i bërë karshillëk Parisit, Berlinit, Uashingtonit. Është një lloj vetëvrasjeje, jo për Vjosën, por dëmi që i sjell popullit të Kosovës. Nga hapat e gabuar që hedhin këta njerëz dëmtohet popull i Kosovës, rrezikohet izolimi përmes pezullimit të vizave”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pezullojmë vizat| Osmani i pëgjigjet Macron: Vritej përfundimisht dialogu
- Përgjigjja e Osmanit ndaj Macron, Nikaj: S’na nderon kërcënimi i liderëve evropianë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara