Spahiu: Serbët duan luftë, jo dialog. Kosova duhet të bëjë atë që thotë SHBA
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia nuk do dialog më Kosovën por kërkon luftë.
Sipas Spahiut, shqiptarët janë me fat që interlokutorë e dialogut janë aleatët e shqiptarëve, që çliruan Kosovën dhe e krijuan si shtet.
“Serbia është qartazi e përcaktuar që nuk do ta zgjidhë me dialog. Çdo kryeministër serbë do të jetë më pushtet nuk mund të marrë përsipër koston para popullit serb që të njohë Kosovën. Sikur të rrëzohen 10 Vuçiç, 10 të tjerët do jenë po aq të zinj. Asnjë nuk e merr përsipër dialogun, njohjen e Kosovës. Dhe për këtë ata i ikin dialogut dhe provokojnë përplasje ushtarake duke u përpjekur të kopjojnë modelin me të cilin shqiptarët rrëzuan Millosheviçin. Po përpiqen të bëjnë rezistencën në ato komuna ku jetojnë serbët. Ngjarja e fundit nuk i dha të drejtë Kurtit, i dha të drejtë ndërkombëtarëve se nëse do kishin një marrëveshje s’mund të shkohet në konflikt ushtarak. Shqiptarët janë me fat që interlokutorë e dialogut janë aleatët e shqiptarëve, që çliruan Kosovën dhe e krijuan si shtet”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çani: Kosova ose të bëjë ushtri dhe armatoset rëndë, ose të hyjë në NATO
- Veriu i Kosovës si Donbasi? Arian Çani tregon skenarin: Aktorët po i hapin letrat
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë