Spahiu: Të hetosh krerët e politikës shqiptare, më e rrezikshme se mafia
“Të bësh armiq në politik, do të thotë që Shqipëra të bëhet e pajetueshme për ty”, kështu u shpreh juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Euronews Albania ndërsa theksoi se prokuroria dhe gjykata speciale kanë një vështirësi të jashtëzakonshme.
Ai tha se është shumë e vështirë të marrësh nën hetim politikanët në Shqipëri, madje kjo gjë është shumë më e vështirë në vendin tonë se në shumë vende të tjera në botë pasi sipas juristit të merresh me politikën do të thotë që do të duhet të merresh edhe me mafian. Ai tha se mafia dhe politika në Shqipëri janë të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën, ndaj edhe presioni ndaj hetuesve është gjithnjë shumë i lartë.
“Unë mendoj se Shqipëria është një nga vendet më të rrezikshme që të armiqësohesh me politikën sepse ndryshe nga çdo shtet tjetër europian, nëse në Shqipëri bën armik politikën, ke bërë armik mafian. Mafia dhe politika në Shqipëri janë një, ndërsa në perëndim ti lufton me gjysmën, që do të thotë, kur ke një çështje të mafies, ke mafien; kur ke politikën, ke politikën. Ato nuk janë një. Ato mund të kenë lidhje në mënyrë indirekte, por në Shqipëri, familjet më mafioze të cilat janë më të inkriminuara janë pjesë e politikës shqiptare.
Unë e mirëkuptoj absolutisht qoftë Prokurorinë Speciale, qoftë Gjykatën Speciale të cilat janë në një vështirësi të jashtëzakonshme. Që të bësh armiq në politikë do të thotë që Shqipëria të jetë e pajetueshme për ty, ose duhet të jetosh i izoluar. Duhet të jesh i ruajtur në çdo moment sepse do të jesh në rrezik dhe në hasmëri të përjetshëm. Deri më tani mendoj se po përballohet. Është i dukshëm presioni”,-tha juristi Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve