SPAK kërkon 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës
Prokuroria e posaçme ka kërkuar 4 viteburgim për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, nën akuzën për “Shpërdorim detyre”.
Frokaj akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në lidhje me tjetërsimin e pronave, hetime që nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milionë euro.
Veç ish-kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj janë marrë të pandehur edhe ish-kryetari Qarkut Gjok Ndoka, ish drejtori i Urbanistikës i Bashkisë Lezhë Sokol Toma, Bledar Cara ish-jurist pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë, Nikolin Shtjefni, Sokol Vocaj, ish-regjistrues në Kadastrën e Lezhës, Gjovalin Marku, Adiona Martini dhe Juxhina Mema, ish-zyrtar të bashkisë Lezhë, Luigj Paloka topograf dhe Altin Mlikaj, përfitues i pronave të tjetërsuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas