Specialisti i trafikut rrugor: I kapim qytetarët duke bërë shkelje live në Tik Tok
Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor tregoi në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se policia rrugore ka hapur një grup në rrjetet sociale Facebook, Tik Tok dhe Instagram ku azhornohet në kohë reale me çdo ngjarje.
Ai tregoi se ka pasur shumë raste kur policia rrugore ka konstatuar shkeljet teksa kundërvajtësi ka qenë live në rrjetet sociale dhe ka proceduar menjëherë.
“Në këtë grup gjatë gjithë kohës angazhohen punonjës që e kanë pasion për të bërë të mundur azhornimin e çdo lloj ngjarjeje. Ndaj ne kemi pasur edhe raste kur kemi konstatuar shkelje të kodit rrugor live në rrjete sociale. Kemi bërë të mundur evidentimin e kundërvajtësit dhe e kemi konstatuar live. Kemi pasur rastin kur një drejtues mjeti përdorte sinjalistikë të policisë, por realisht nuk ishte efektv. Policia rrugore ka në të gjitha rrjetet sociale adresën e vet zyrtare për çdo denoncim”, tha polici.
LEXONI GJITHASHTU:
- Polici zbulon misterin e videos: Personi që tërhoqi dhinë me makinë ishte kasap
- Dëmtohet dera e KZAZ-së në Kavajë, policia: Ishin 3 të mitur
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak