Specialistja tregon si do të kryhet regjistrimi i klasave të para në e-Albania
Duke filluar nga dita e sotme, regjistrimi i nxënësve për klasat e para dhe të dhjeta për këtë vit shkollor, do të bëhet përmes sistemit e-Albania.
Specialistja në Ministrinë e Arsimit, Rezarta Basha tha për “Euronews Albania” se hapat për regjistrimin e nxënësve është i përcaktuar në sistem dhe mund të kryhet nga prindi që ka kujdestarinë e fëmijës.
“Sot për herë të parë ka nisur regjistrimi i nxënësve të klasave të para, nëpërmjet portalit e-Albania që do t’u vijë në ndihmë të gjithë nxënësve që do të regjistrohen për herë të parë, për vitin shkollor 2022-2023.
Hapat e procedurës për regjistrim të nxënësve në klasat e para, janë të përcaktuara qartazi edhe në sistemin e-Albania. Personi që ka kujdestarinë e përgjigjësisë prindërore duhet të kryejnë regjistrimin në këtë sistem dhe duhet të plotësojnë të dhënat e nevojshme sipas procedurës së përcaktuar”, u shprh ajo.
Basha theksoi se regjistrimi i nxënësve duhet të bëhet vetëm në zonën ku kanë vendbanimin.
Ajo shtoi se pas pranimit të regjistrimit, prindi duhet të dorëzojë edhe kartelën e vaksinimit të fëmijës, 10 ditë para fillimit të vitit shkollor.
“Nxënësit duhet të regjistrohen vetëm në zonën ku ata kanë vendbanimin e tyre. Harta e mbulimit të territorit që është miratuar nga njësite vendore duhet të respektohet gjatë regjistrimit.
Në rast të pranimit të regjistrimit, prindi që uhtron kujdestarinë është i detyruar të dorëzojë fizikisht pranë shkollës ku ka kryer regjistrimin edhe kartelën e vaksinimit të fëmijës, 10 ditë para fillimit të vitit shkollor. Në sistem shkollat janë të përcaktuara qartë. Janë disa opsione për shkolla në bazë të hartës së territorit. Enjëjta gjë vlen edhe për klasat e dhjeta”, tha Basha.
Regjistrimi për klasat e parë nis sot, më 4 korrik deri në 17 korrik, ndërsa për klasat e dhjeta nga datat 12-24 korrik.
LEXONI GJITHASHTU
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut