Spiropali: Kemi fituar luftën kundër kultivimit të kanabisit

9 Prill 2022 | 12:50

“Luftën me kultivimin e bimëve narkotike e kemi fituar”. Kështu deklaroi Ministrja për Shtetin Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kongresin e Partisë Socialiste.

Ajo nënvizoi se Shqipëria nuk është më pjesë e vendeve problematike në prodhimin dhe shitjen e drogës.

“Ne socialistët nuk kemi diferencë me fjalëve dhe veprimit. Kjo na dallon nga të tjerët. Kjo më kujton luftën që kemi bërë kundër kanabisit. Në një luftë ka edhe beteja që humben por e rëndësishme është që të fitohet lufta dhe luftën me kultivimin e bimëve narkotike ne e kemi fituar. Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim”, u shpreh Spiropali.

Këtë të shtunë Partia Socialiste po zhvillon Kongresin, i cili nisi me 5 panele të hapura diskutimi, në varësi të sektorëve.

Në fillim të Kongresit të socialistëve u këndua himni shqiptar si edhe ai ukrainas.

1007 delegatë marrin pjesë në kongres,  teksa priten ndryshime në statutin e PS-së. Një ndër vendimet që pritet të marrë sot Kongresi është ndërprerja e mandatit të kryetarëve të degëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026