Stadiumi i ri nuk i sjell fat, Flamurtari pëson humbjen e tretë në kampionat
Flamurtari i Vlorës ka pësuar humbjen e radhës në kampionat, ndërsa këtë herë u mposht nga Egnatia në shtëpi.
Kjo ishte ndeshja e parë në stadiumin “Flamurtari” për kuqezinjtë, që kanë vetëm 2 pikë në 5 javë.
Flamurtari ishte përgatitur për festë, inaguroi impiantin e rikonstruktuar së fundmi nën një atmosferë të jashtëzakonshme sportive, por sërish nuk mundi të merrte një rezultat pozitiv.
Përballja me kampionët në fuqi u mbyll me humbje 1-2, ndërsa i kishte të gjitha: golat, kartonët, penallti të dhëna dhe të mohuara, e në fund 3 pikët që shkojnë për rrogozhinasit.
Një penallti e kontestuar nga vlonjatët solli golin e parë me autor Albanese për Egnatian. Në pjesën e dytë, kuqezinjtë luajtën më mirë dhe arritën të barazonin me Todoroskin, ndërsa Enea Jorgji më herët akordoi 11-metërsh edhe për vlonjatët, por që e anulloi pas rishikimit në VAR. Në minutat e fundit, një aksion model solli golin e dytë për Egnatian me autor Melo.
Trajneri i vlonjatëve, Carlos Garsia, ka keqardhje për rezultatin.
“Mendoj se u luajtën dy pjesë të ndryshme. E para ishte më tepër taktike. Në të dytën, Egnatia qëndronte në zonën e rreptësisë dhe nuk dilte përpara, por në momentin që barazuam, ata më pas na ndëshkuan për 1-2. Egnatia vinte në shtëpinë tonë si kampione dhe për momentin ishin më mirë se ne, por pjesën e dytë nuk dolën dot nga zona e tyre. Na duhen më tepër paraqitje si ajo e pjesës së dytë”, – tha Carlos Garcia, trajner i Flamurtarit.
Në anën tjetër, Tetova u shfaq i lumtur për fitoren.
“E dinim që do të ishte transfertë e vështirë, sepse Vlora, me hapjen e kësaj mrekullie dhe me gjithë tifozërinë, do kërkonte fitoren. U munduam të jemi në balancë, sidomos në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte më e mirë për Flamurtarin; u përpoqëm t’i godasim në tranzicion, siç edhe ndodhi”, – tha trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.
Flamurtari numëron 2 pikë në 5 javë kampionat; në anën tjetër, Egnatia u ngjit në vendin e tretë me 10 pikë.
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike