Strakosha në orbitën e Bayern, 28-vjeçari shihet si zëvendësues i portierit Neuer

18 Korrik 2023 | 17:20

Thomas Strakosha mund të jetë portieri më i ri i Bayern Munchen në Bundesligë, teksa do të zëvendësonte kështu Manuel Neuer, i cili është pjesë e skuadrës prej vitit 2011.

Kanë qenë mediat gjermane, e konkretisht sky Deutchaland ajo e cila ka bërë me dije se 28-vjecari është në orbitën e rekordmenëve të Gjermanisë, pavarësisht se po kalon një periudhë negative në karrierën e tij.

Në vitin 2022, Strakosha u transferua tek Brentford në Premier Leaguen angleze, ndërsa ka luajtur vetëm 2 ndeshje gjithë vitin.

Në anën tjetër situata tek Bayern është e paqartë për faktin se Neuer vijon të jetë i dëmtuar prej disa muajsh, ndërsa Yann Sommer është pranë largimit nga kampionati gjerman me destinacion Interin në Itali.

Në këtë pikë, drejtuesit janë të detyruar të gjejnë portierë për sezonin e ri futbollistik, ndërsa emrat e qarkulluar janë ata të Strakoshës, Mamardashvilit dhe dhe kroatit Dominik Kotarski.

Ky i  fundit aktivizohet në superligën greke, ndërsa ka zhvilluar një sezon pozitiv, e shihet si portieri is ë ardhmes në kombëtaren ballkanase. Vlera e lartë e gjeorgjianit Mamardashvili mund të bëjë që drejtuesit gjermanë të vendosin për transferimin e një mes Kotarskit e Strakoshës, ndërsa gjithcka mbetet për tu parë.

LEXONI GJITHASHTU 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026