Strategjia e Kurtit, ish-diplomati: Kërkon pushtet në rajon, por po sjell përçarje
Ish-diplomati Blerim Canaj ishte këtë të enjte i ftuar në Eruonews Albania për të folur rreth takimit të kryministrit Albin Kurti me liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e veriut dhe rolit që ai po tenton të ketë.
Sipas Canaj është e vështirë të thuhet se cili është qëllimi i vërtetë i Kurtit, por politika që ai po ndjek është e gabuar dhe përçarëse,madjhe sipas tij veprimet e Kurtit duke sulmuar figura me kontribut të rëndësishëm në Maqedoninë e Veriut mund të çojë në ftohjen e shteteve.
Se cili është qëllimi i tij, është e vështirë të thuhet përveç asaj që atij si duket i mungon diçka nga historia dhe dëshiron ta plotësojë me diçka. Mendoj se një lider shtetëror i një shteti si Shqipëria, apo si Kosova mendoj se do duhej të përpiqej që trevat shqiptare në Luginën e Pershëvës, në Maqedoni dhe në Malin e Zi do duhej ti afronte dhe ti bashkonte jo të krijojnte një përçarje si po bën Kurti”,-tha ai.
I pyetur nëse i cënon marrëdhëniet mes shteteve Albin Kurti, ish-diplomati u përgjigj:
“Edhe më herët ne kemi parë marrëdhëniet e ftohura mes Kurtit dhe Edi Ramës, tani po shikojmë reagimin e drejtë të Ali Ahmetit. Nëse shikojmë kryetarin e komunës së Preshevës dhe deklarimet e tij, atëherë kjo absolutisht sjell ftohje të marrëdhënie jo vetëm mes krerëve shqiptar por edhe të marrëdhënieve ndërshtetërore, ne e dimë që Kurti ka tentuar të përfshihet edhe në zgjedhje në Zvicër, ai ka shkuar dhe është munduar të përkrahë dhe të ndihmojë partitë e majta. nuk e di se si është toleruar kjo”,-tha ish-diplomati.
Ali Ahmeti është një nga figurat më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve jashtë trojeve shqiptare, pavarësia dhe shteti i Kosovës, është edhe meritë e Ali Ahmetit.
“Gjithçka që është arritur, të drejtat e çdo gjë tjetër që është arritur në Maqedoni, ka ardhur si pasojë e veprës së Arbër Xhaferrit dhe Ali Ahmetit. Sot të futet Albin Kurti e të krijojë atje përshtypjen, siç e ka zakon, ai këta njerëz përpiqet ti shfaqë si të korruptuar dhe hajdutë. Kjo domosdoshmërish çon në ftohjen e marrëdhënieve jo vetëm qeveritare, por edhe ndërshtetërore”,tha ish-diplomati.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Këmbësori shmang përplasjen nga dy makina, i shpëton për mrekulli aksidentit (VIDEO)
Paraziti Cyclospora përhapet në SHBA, ende nuk dihet burimi i infeksionit
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 12:50 Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë
- 12:38 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 12:30 Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak