Strategjia kombëtare e shëndetësisë, Lahe: Buxheti u ul 18%, Rakacolli e kundërshton

7 Nëntor 2024 | 20:16

Prezantimi gjetjeve nga monitorimi që shoqata “Together for life” I ka bërë startegjisë Kombëtare të Shëndetësisë ka mbledhur në një tryezë, eskpertë, përfaqësues të organizatave ndërkombëare dhe vendase si dhe drejtues të instancave shëndetësore.

“ Ajo që bie në sy që në fillim dhe problemi më i madh është nënfinancimi i shëndetësisë. Në nivelin 18% më pak se sa është parashikuar në vetë strategjinë, kjo reflekton një qasje për shëbime jo cilësore. Një buxhet i ulët do të thotë kosto më të larta nga xhepi i pacientëve dhe një raport i fundit i OBSH, Shqipëria ka nivelin më të lartë të pagessave nga xhepi që shkon në 59,7%. Ndërkohë që vetë strategjia parashikon që ky nivel të ulet në 40% deri në vitin 2025, gjë që është e pamundur”, -Alma Lahe TFL.

Zëvendësmnistja e shëndetësisë Mira Rakacolli tha se raporti ka pasaktësi pasi është parë vetëm një pjesë e buxhetit, ndërsa sqaroi se atij i bashkangjitet edhe buxheti nga sigurimet dhe një pjesë nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për shkak të spitalit të traumës.

“Buxheti i parësorit në vitin 2020 ka qenë 7 miliard e diçka nga kontributet ka qenë 12 miliard ndërsa në vitin 2024 ka qenë nga mbuxheti 5 miliard por nga kontributet ka qenë 20 miliard pra jo vetëm që nuk është ulur por është rritur 27%, të tilla detaje janë të ndjeshme në dokument”,-tha Mira Rakacolli zv/ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas raporti të hartuar nga shoqata “Together for Life” Shqipëria rezulton vendi i fundit në rajon sa i takon shpenzimeve për shëndetësinë dhe i pari për pagesat nga xhepi ndaj ato kanë rekomanduar që të ketë  rritje të buxhetit për shëndetësisë dhe mirëadministrim të të ardhurave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026