Studentët e mjekësisë takim me rektorin Gjata, kushti për të mbyllur bojkotin
Studentët e Mjekësisë kanë vazhduar me bojkotin dhe protestat e tyre kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Këtë të hënë 6 përfaqësues të studentëve të fakultetit të mjekësisë, kanë zhvilluar takim me rektorin Arben Gjata.
Ata kanë kërkuar prej rektorit t’u japë një shkresë se do t’i mbështesë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa janë shprehur se sapo të marrin shkresën do të kthehen në mësim
Gazetarja e Euroneës Albania, Ortensa Budlla tha në një lidhje direkte se cilat ishin tre kërkesat që këta studentë i kanë bërë rektorit Arben Gjata.
“Pika numër 1, kërkohet deklarimi i zotit Gjata se universiteti nuk do të paraqesë asnjë kontratë deri në përfundimin e çështjes së dërguar nga studentët në Gjykatën Kushtetuese; pika e dytë është deklarimi publik i zotit Gjata se universiteti dhe ai personalisht janë në krah të studentëve dhe pika e tretë është marrja e masave nga rektori për të mos lejuar pedagogët të ushtrojnë presion kundër studentëve në mënyrë që të mos ketë asnjë penalizim sa i takon bojkotit të tyre”.
Kujtojmë se bojkoti i studentëve të mjekësisë ka filluar që me nisjen e vitit akademik.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar