Studentët në Serbi, forcë politike? Gazetari: Vuçiç po bën presion, rektori u padit
Gazetari Valon Arifi nga Preshëva tha për “Balkan Talks” në Euronews Albania se lëvizja studentore në Serbi deri tani nuk është organizuar në një parti politike dhe arsyeja sipas tij ka qenë presioni i bërë nga partia e Vuçiç e cila qeveris vendin.
Ai tha se nëse studentët do të formojnë një parti politike figurat kryesore mund të jenë edhe pedagogët të cilët kanë mbështetur lëvizjen e tyre, ndërsa theksoi se qeveria e Vuçiç po ushtron presion edhe ndaj tyre, madje edhe ndaj rektorit që kjo situatë të “shuhet”.
“Ajo që vlen të theksohet është se me lëvizjen politike të studentëve, figurat kryesore do jenë ato të pedagogëve apo të lektorëve. Madje ditën e sotme është marrë në pyetje nga policia serbe rektori i universitetit, pasi ndaj tij ishte bërë një padi në gjykatat serbe për faktin se rektori po mbështet studentët protestues dhe nuk po u mundëson studentëve të tjerë të vijojnë mësimin në universitetit. unë këtë e shikoj edhe si presion ndaj atyre që janë prijës të lëvizjes studentore. Unë nuk dyshoj se studentët në serbi do të futen në jetën politike në Serbi. Deri më tani studentët nuk kanë patur lider dhe besoj se këtë e kanë bërë qëllimisht që të mos shantazhohen”,-tha gazetari.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 12:06 Përfundon protesta para Kuvendit, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 1 ku mbahen të shoqëruarit
- 12:00 Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)
- 11:04 Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj
- 10:54 75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA
- 10:52 Berisha: Mbështesim huanë me SHBA por nuk votojmë procedura antikushtetuese
- 10:50 Bardhi: Mazhoranca nuk na vuri në dispozicion marrëveshjen e huasë me SHBA-në për mbrojtjen