Studenti i mjekësisë: Vendimi tendencioz, na mohohet e drejta që kanë profesionet

7 Korrik 2023 | 08:32

Studenti i mjekësisë Granit Krrashi është shprehur se janë kundër vendimit të qeverisë që studentëve të mjekësisë t’u jepet diploma 5 vite pasi kanë punuar në vendin tonë.

Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai tha se po ju mohohet e drejta që e gëzojnë të gjithë profesionet e tjera.

Më tej ai nënvizoi se qeveria duhet të përmirësoj vendet e punës në mënyrë që studentët mos të largohen.

“Ne jemi kundër qeverisë për dy arsye, së pari sepse mendojmë se na mohohet një e drejtë që e gëzojnë të gjithë profesionet, e drejta për të vendosur se ku ne duam të punojnë këtu. Shumica duan të punojnë këtu, por nuk duan që nga ana e qeverisë t’u thuhet që me detyrim të punosh dhe 5 vite në këtë zonë. Unë mendoj se kjo nuk është zgjidhje.  Ne kemi shprehur propozimin që të marrim pjesë në propozim, në dhënien e ideve se si mund ta zgjidhin këtë. Por mendoj se e vetmja mënyrë është përmirësimi i merotokracisë, përmirësim i vendeve të punës dhe stimulim i mjekëve dhe studentëve për rritjen e karrierës dhe rritjen profesionale”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024