Studenti serb që studion shqipen flet pas masakrës: Ngjarja më e rëndë në vite

4 Maj 2023 | 16:53

Vrasja e 8 fëmijëve në Beograd ka tronditur Serbinë. Borivoje Laziç, një student që mësohen gjuhën shqipe në Beograd, thotë për Euronews Albania se pasiguria është rritur dhe qytetarët nuk arrijnë të shpjegojnë se si një 14-vjeçar mund të kthehet në një vrasës.

“Të gjithë jemi në shok dhe nuk dimë si të sillemi ose ta përballojmë këtë ngjarje. Si mundet një 14-vjeçar të vrasë 9 njerëz?! Mendoj se kjo është masakra më e madhe që ka ndodhur në Serbi,” – deklaroi Laziç.

22-vjeçari thotë se heshtja ka zaptuar Serbinë. Sipas tij, të gjithë janë të frikësuar për jetët e tyre.

“Askush këtu nuk ndihet i sigurt tani. Në këtë situatë të gjithkush mund të jetë një vrasës, një psikopat,” – u shpreh ai.

14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K vrau rojën dhe 8 nxënës të klasës. Ai i kishte planifikuar të gjitha vrasjet. Në mediat serbe qarkullon se një ndër arsyet që e çoi të miturin të kryejë masakrën ishte bullizmi.

-Mendoj se vrasjen e tij, masakrën që bëri, nuk e justifikon asgjë. Ai ka lindur psikopat, me këtë sëmundje. Unë kam qenë i bullizuar në gjimnaz, por kjo nuk e justifikon,” – tregoi Laziç.

Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për ngjarjen, ndërkohë që 14-vjeçari serb është dërguar në psikiatri, si dhe janë arrestuar prindërit e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026