Studim| Grimcat plastike në shishet e pijeve me gaz shtohen sa më shumë i hapni ato

25 Gusht 2024 | 16:44

Një raport i ri zbuloi se numri i mikro dhe nanogrimcave plastikave në shishet e pijeve me gaz rritet sa herë ju hapni shishen.

Një OJQ franceze identifikoi gjashtë lloje grimcash plastike në pijet me gaz, sipas një raporti të botuar këtë javë.

Organizata Agir pour l’environnment (Akti për Mjedisin) u mbështet në dy laboratorë për të kryer studime mbi praninë e mundshme të nano dhe mikrogrimcave plastike kur shishet hapen një herë, 10 ose 20 herë për të imituar përdorimin real.

Raporti përfshinte analiza të plastikës me gjashtë polimerë të ndryshëm të identifikuar.

Pas hapjes së parë të shisheve, u gjetën katër mikrogrimca për një litër pije me gaz.

Pas hapjes së shisheve 20 herë, u identifikuan 46 mikrogrimca për një litër pije me gaz.

Të gjitha mikrogrimcat e identifikuara ishin më të vogla se 500 mikrometra (μm) dhe një shumicë e madhe ishin më të vogla se 100 μm.

Shumica e grimcave të lidhura me hapjet ishin më të vogla se 50 μm.

Këto rezultate kanë vënë në pikëpyetje kompanitë që prodhojnë pijet me gaz dhe autoritetet shëndetësore, të cilët duhet t’u garantojnë konsumatorëve [një shishe] që nuk i ekspozon ata ndaj molekulave, ndikimi shëndetësor i të cilave nuk mund të përjashtohet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026