Studiuesit në SHBA: Cigaret elektronike ulin shkallën e konsumit të duhanit!

12 Gusht 2024 | 11:08

Konsumi i duhanit ka rënë me ritme të shpejta sipas një analize të kryer nga Anketimet Kombëtare të Shëndetit në SHBA (NHIS).

Sipas studimit, ky ndryshim ka ndodhur për shkak të rritjes së përdorimit të produkteve alternative me risk të reduktuar, sidomos përgjatë dekadës së fundit.

Nga momenti që këto produkte janë prezantuar, ka pasur gjithmonë diskutime nëse janë një mjet i dobishëm për luftën kundër duhanpirjes apo janë një zëvendësues i cigares. Kjo pyetje ka vendosur në udhëkryq edhe komunitetin shkencor, të vetmit të cilët mund të udhëzojnë pacientët drejt zgjidhjeve me risk të reduktuar. Ndër vite, progresi teknologjik dhe zhvillimi i produkteve të reja të duhanit ka ndryshuar në mënyrë pozitive riskun shëndetësor që krijohej nga përdorimi i këtyre produkteve. Ky ndryshim që vjen si pasojë e evolucionit teknologjik, ka krijuar nevojën për një rishqyrtim të politikave të shëndetit publik.

Sot, përdorimi i produkteve alternative është në qendër të debatit shkencor. Shumë ekspertë janë të mendimit se këto produkte janë thjesht një mënyrë për ta nisur duhanin. Ndërsa Qendra e Ekselencës për Përshpejtimin e Reduktimit të Dëmit, e rrëzon këtë pretendim me arsyetimi se niveli i duhanpirjes te të rinjtë dhe adoleshentët mbetet shumë i ulët, pavarësisht rritjes se përdorimit të cigareve elektronike.

Studimi me titull “Rritja e prevalencës së përdorimit të pajisjeve elektronike lidhet me uljen e konsumit të duhanit te të rriturit në SHBA” e publikuar në Harm Reduction Journal, është një vijimësi e një analize më të hershme. Analiza e parë studionte konsumin në nivel popullsie duke vlerësuar prezantimin e cigareve elektronike në SHBA dhe mënyrën si kjo ndikon në rënien e konsumit të cigareve nga të rriturit.

Rezultatet dëshmuan se prevalenca e pirjes së duhanit ka rënë me një ritëm të përshpejtuar në dekadën e fundit si pasojë e përdorimit të produkteve të reja me risk të reduktuar.

“Ne zbuluam se teksa përdorimi i cigareve elektronike në nivel popullsie rritet, shkalla e pirjes së duhanit ulet, duke sugjeruar që cigaret elektronike mund të zëvendësojnë cigaret si një produkt më pak i dëmshëm. Pavarësisht se studimi nuk provon tërësisht shkakun dhe ka disa kufizime, ai përputhet me studime të tjera, stimuluese, ekonometrike dhe teste të rastësishme,’’- u shpreh Floe Foxon Pinney, studiues dhe bashkëautor në këtë analizë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026