Sula thirrje ambasadave: Mbështesni Gledis Nanon, Rama do përpiqet ta pengojë

3 Gusht 2022 | 16:08

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur mbështetjen e tij për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano në lidhje me ushtrimin e detyrës së tij, marrë shkas edhe nga vendimi për shkarkimin e drejtuesve të Policisë Kufitare në Vlorë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sula i bëri thirrje ambasadave në Shqipëri, që të mbështesin Nanon dhe të mos i nënshtrohet presionit nga kryeministri Edi Rama.

“Është në rrugën e duhur dhe uroj dhe shpresoj shumë që të mos pengohet dhe të mos i nënshtrohet presionit nga ministri i Brendshëm apo kryeministri. Do t’i bëja thirrje të gjitha agjensive ligjzbatuese ndërkombëtare, madje edhe të gjithë ambasadave në Republikën e Shqipëriusë që ta mbështesin fort Drejtorin e ri të Policisë.

Unë mendoj se është një person i cili është në rrugën e duhur. Por kam frikën dhe kam bindjen që do të bëjnë të pamundur në të gjitha format dhe mënyrat për ta penguar në detyrën e tij”, theksoi ai.

Nano mori vendim për të shkarkuar drejtuesit e Policisë Kufitare në Vlorë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë, që drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.

Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Gledis Nano.

Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit. Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh do të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026