Sulme terroriste në Kosovë? Ja paralajmërimi i politikanit serb

4 Nëntor 2023 | 08:50

Politikani serb, Boban Bogdanoviç tha për “Balkan Talks” në Euronews Albania se Aleksandër Vuçiç ishte pjesë e sulmit terrorist në Banjskë dhe nga kjo është e thjeshtë për t’u kuptuar që ka pasur si synim të nisë një destabilizim.

Sipas tij, presidenti serb donte të krijonte një krizë ndërkombëtare të armatosur në mënyrë që të vendoste një protektorat në veriun e Kosovës, me qëllimin që të forconte pozitën e vet në negociatat me Kosovën dhe në bisedimet me Quintin e Britaninë e Madhe.

“Unë kam shprehur dyshimet e mia, por jam gati i sigurt se në periudhën që po vjen do të ketë incidente të ngjashme në veri të Kosovës, sepse ekskluzivisht i konvenon Aleksandër Vuçiçit që të ketë situatë jostabile, në mënyrë që të ketë potencial për të ikur nga obligimet ndaj bashkësisë evropiane, pra që t’i ikë njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Unë do të përmend një gjë që i kam thënë bashkësisë ndërkombëtare, dhe që e kam ndarë në X. Ju kujtohet fjalimi i Vuçiçit në OKB, në të cili ai tha se po u drejtohet shteteve dhe kombeve të vogla. Ai ishte sinjal i qartë për Palestinën, dhe për të gjitha territore tjera që kanë potencial të madh terrorist, që të nisin lëvizjet e tyre “çlirimtare”, ashtu siç e provoi Milan Radojçiç me terroristët e tij në veri të Kosovës,” – deklaroi Bogdanoviç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026