“Sulmet serbe në Kosovë ishin në rritje”, Clark tregon si lindi plani për ndërhyrje
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, dëshmoi këtë të hënë për rastin e ish-krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Clark ka treguar se sulmet serbe ndaj popullsisë në Kosovë ishin në rritje dhe situata ishte duke u përshkallëzuar deri në atë pikë sa që ministri i Jashtëm i SHBA-së nisi të diskutonte problemin drejtpërdrejt me sekretarin amerikan të shtetit.
“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, udhëzime politike dhe nuk kishte as një planë konkret. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm tjetër për këtë çështje, sepse më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flas me askënd tjetër”, u shpreh ai.
Clark ka kujtuar gjithashtu se në pranverën e vitit 1998 iu kërkua të përgatisë një plan, pa ditur nëse ministritë e jashtme apo të mbrojtjes ishin të përfshira.
“Aty lindi nevoja që të përgatitet një plan”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit
- 16:45 Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 16:45 Bombë me sahat? Plakja e popullsisë së Evropës sjell sfida
- 16:40 Plani i Rritjes, Koopman: Shqipëria dhe Mali i Zi janë më të përparuarit, pritet të arrijë 80%
- 16:36 META paditet në SHBA! Ish-punonjësit pretendojnë se AI u përdor për të përzgjedhur punonjës me probleme shëndetësore për pushime nga puna
- 16:31 Si Irani dhe Omani pretendojnë për të drejta mbi Ngushticën e Hormuzit?