“Sulmi në Zubin Potok i lidhur me atë në Ukrainë” – Ministri Maqedonci në Euronews

2 Dhjetor 2024 | 14:28

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmi ndaj kanalit të ujit në Zubin Potok është i lidhur me sulmin që një ditë më parë Rusia kishte kryer në infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke lënë pa energji elektrike 1 mln banorë.

Kjo lidhje, theksoi Maqedonci, përforcohet më tepër me gjetjet e dhjetëra emblemave nga njësite të ndryshme të ushtrisë ruse të gjetura gjatë kontrolleve të policisë së Kosovës në disa banesa në Veri.

“Situata është nën menaxhimin të qeverisë së Kosovës, sa i përket dëmeve që shkaktoi sulmi, të gjitha ministritë kanë aktivizuar instrumentet që të menaxhojnë situatën. Është mundësuar furnizimi me energji elektrike dhe ujë të banorëve të zonës. E gjitha ishte e sinkronizuar, e ndërlidhur me aktivitete të tilla në nivel global. Ne kemi gjetur një lidhje të sulmit të 29 nëntorit me sulmin e një ditë me herët që forcat ajrore ruse bënë ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, duke lënë pa energji 1 mln abonetë, duke shkaktuar katastrofë humanitare. Kjo forcohet edhe me faktin që gjatë kontrolleve janë gjetur emblema të ushtrisë ruse të njësive të ndryshme që gjendeshin bashkë me armët dhe uniformat në banesat ku u krye kontrolli. Kjo tregon për një ndërlidhje prej shumë aktorëve në këtë sulm”, tha Maqedonci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026