Sylvinho beson te grupi ekzistues: Pse nuk thirra emra të rinj në Kombëtare

29 Gusht 2025 | 11:36

Menjëherë pasi FSHF publikoi listën me 25 lojtarët e thirrur nga trajneri Sylvinho për miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe përballjen me Letoninë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, tekniku brazilian doli në një konferencë për shtyp.

Në deklaratën e tij, Sylvinho theksoi se Kombëtarja ka përfunduar 50% të rrugëtimit, duke luajtur katër ndeshje deri tani, ndërsa mbeten edhe katër takime të tjera për t’u zhvilluar.

Sa i përket mungesës së risive në këtë grumbullim, Sylvinho u shpreh se kur gjërat funksionojnë siç duhet, nuk ka arsye për të bërë ndryshime, pasi të gjithë lojtarët kanë dëshirë të luajnë për fanellën kuqezi.

Sylvinho sqaroi se ka pasur dilema, por vendimin e ka marrë që në fillim të gushtit.

“Nuk mendoj se është momenti për të sjellë futbollistë të rinj. Ndeshja me Letoninë është e vështirë dhe kërkon lojtarë që e njohin mirë skemën dhe përgjegjësitë. Kemi tre futbollistë që kanë ardhur nga U-21, por ende nuk kanë luajtur plotësisht. Nuk mund të grumbullojmë 30 lojtarë dhe të krijojmë dy skuadra. Secili do ta ketë momentin e tij. Duhet të vlerësojmë ata që kanë qenë me ne deri tani. Për të rinjtë do të vijë koha e duhur,” tha Sylvinho.

Në lidhje me Letoninë, ai paralajmëroi ndryshime në formacion:

“Do të jetë një ndeshje e fortë dhe do të ketë ndryshime,” tha trajneri.

Përsa i përket Nedim Bajramit dhe Ernest Muçit, ai shtoi:

“Kanë bërë një rrugëtim të mirë me ne. Për momentin, Bajrami nuk është në një formë të mirë, ndërsa Muçi luajti dje me ekipin e tij. Janë lojtarë të rëndësishëm dhe vijnë gjithmonë me dëshirë te Kombëtarja, duke dhënë maksimumin në fushë.”

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 1 shtator, në Malaga për miqësoren me Gjibraltarin, ndërsa nga 7 shtatori skuadra do të jetë në Tiranë për përgatitjet për sfidën ndaj Letonisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026