Sylvinho i emocionuar në konferencën e lamtumirës: Kemi bërë mirë, tifozët janë shumë dashamirës

19 Maj 2026 | 10:31

Këtë të martë, në konferencën për shtyp ku u prezantua trajneri i ri i Kombëtares shqiptare Rolando Maran, ishte i pranishëm edhe ish-tekniku kuqezi Sylvinho, i cili u pa i prekur gjatë fjalës së tij lamtumirëse.

Trajneri në largim i Shqipërisë foli me emocion për mbylljen e ciklit të tij mbi trevjeçar në krye të kuqezinjve, duke falënderuar federatën, stafin, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

“Edhe për mua janë dy minuta me shumë emocion. Kemi vendosur që të mbyllim një cikël pas tre vitesh e gjysmë që kemi përfaqësuar këtë komb që na ka pritur shumë mirë. Unë e njoh shumë mirë Tiranën dhe vendin, dua t’ju falënderoj të gjithëve. Janë mbi 100 njerëz që punojnë dhe kam pasur mundësi t’i njoh, dua të falënderoj stafin dhe futbollistët që për tre vite e gjysmë kemi bërë mirë. Tifozët janë shumë dashamirës me Kombëtaren.

Në 9 janar 2023 kam thënë se shpirti dhe djersa nuk duhet të mungojnë, këtë kemi bërë. Edhe sot kam emocione. Dua t’i uroj shumë suksese trajnerit Rolando Maran”, u shpreh Sylvinho.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026