Tabaku për takimet në Uashington: PD në vështirësi, na duhet mbështetja e SHBA-së
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte këtë të premte e ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku tha se Kuvendi është vendi për të diskutuar. Ajo tha se ishte në një javë të ngarkuar me takime në DASH, Kongres dhe Senatin Amerikan.
Tabaku tha se është shumë e rëndësishme që Partia Demorkatike e cila tashmë është në një moment të vështirë prej disa kohës, të fitojë mbështetjen e besimin e SHBA-së
“Pata një javë të ngarkuar javën e kaluar në Uashington. Partia demokratike po kalon një moment jo të lehtë dhe është e rëndësishme të kemi mbështetjen e shteteve të Bashkuara të amerikës, për të treguar se pavarësisht vështirësive të momentit, partneriteti me SHBA-në, për ne mbetet i shenjtë. SHBA e shikon zhvillimin e shqipërisë me një opozitë të fortë që siguron mbikëqyrjen e opozitës”,-tha Jorida Tabaku.
Jorida Tabaku tha gjithashtu se ndihej e keqaardhur që kolegë të saj nuk e mbështetën gjatë realizimit të komisionit hetimor për Inceneratorët, por shtoi se ndihet e vlerësuar kur tashmë e konsiderojnë arritje, pasi shumë hetime kanë pasur vlerë gjatë atij komisioni, ndërsa theksoi se ka edhe disa fakte të reja.
“Komisioni i inceneratorëve është një komisioni cili me modesti e them që ka bërë një punë që ka ofruar transparencë. Këtë gjë po kërkon opozita edhe sot të ofrojë transparencë për aferat korruptive. Unë besoj se seancat e tre javëve të fundit, ku ka pasur dëshmi live të gjithë palëve të përfshira, kanë nxitur SPAK-un për të ndërmarr hapa. Më vjen keq që Partinë Demokratike nuk e bashkoi kauza, kundërshtari apo lufta kundër korrupsionit. Shumë u përpoqën më tepër për atë luftën e vogël brenda partisë politike. Sot i ofrohen si një komision shumë i mirë.
“Kanë dalë disa fakte të cilat lidhen me vitin e 2023 e në vijim. Afera e Porto Romanos, kompania del Mare që sot po diskutohet, unë kam pasur krye bashkiaken e Durrësit aty, ajo u largua me arrogancë se nuk i përgjigjej dot pyetjeve. Ne mund të kishim bërë një punë më të mirë, por si deputet gjithsesi kemi bërë një shërbim shumë të mirë publik për luftën ndaj korrupsionit. Komisione të tilla duhet të bëhen për të luftuar korrupsionin ndaj edhe qeveria i ndalon.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)