“Takimi i fundit me Mirush Kabashin”, aktorja: Fjalët që më tha për ditëlindje
Është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ndërroi jetë mesnatën e sotme.
Aktorja durrsake Aishe Stari kujtoi në një intervistë për Euronews Albania takimin e fundit me aktorin e madh, të cilin e kishte koleg por edhe mik shumë të afërt.
“Mirushi ka qenë jo vetëm aktor shumë i mirë por edhe familjar shumë i mirë. Kujtoj momentin e fundit që kam pasur Mirushin në ditëlindjen time që u organizua në teatër, erdhi Mirushi me një buqetë të madhe me lule. Mori një fjalë në nderin tim por mënyra si po e përshkruante Mirushin ishte sikur isha disa vjet më e re se unë dhe atij i kishte ngelur diçka pishman për mua. Dhe unë kur mbaroi shfaqja i them: Po pse ore Mirush tani e gjete të m’i thuash këto”, tregoi me shaka aktorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë