“Taksa progresive nxiti informalitetin”-Tabaku: Taksimi i sheshtë ishte i suksesshëm
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se taksa e sheshtë ka qenë më e sukseshme se taksa progresive në Shqipëri.
Sipas saj vende me karakteristikat dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë e kanë më të nevojshme një taksim të tillë pasi sipas saj sjell nivel më të lartë në buxhetin e shteti.
“Nuk e krijon taksa e sheshtë gropën e buxhetit, por ligjet speciale. Taksa e sheshtë që ka prezantuar Partia Demokratike, do të shoqërohet edhe me kodin fiskal. Kodi fiskal është vendosja e parimeve fiskale në një ligj, kod, i cili nuk ndryshon dhe është një marrëveshje me biznesin. Çfarë ka ndodhur me taksën progresive?
Kjo taksë ka nxitur informalitetin dhe ka nxitur artificat, rasti i profesionistëve të lirë është një rast artifice. Taksa progresive është nxitja më e madhe e informalitetit dhe mos pagesës së sigurimeve shoqërore, dhe për pensionet. Parimi i Partisë Demokratike me një taksë të sheshtë e cila shkon në çdo sektor, se plani ishte që të shtrihej njëjtë në ekonomi dhe çdo vend që ka karakteristikat e Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë ka nevojë për një taksë të tillë. Ajo ka qenë e suksesshme, ka sjellë nivel më të lartë të të ardhurave”,-tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)