Taulant Balla: Çfarë di për ‘non gratan’ e Sali Berishës nga Bashkimi Evropian
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se është çështje kohe që kryedemokrati Sali Berisha të shpallet ‘non grata’ nga Bashkimi Evropian.
Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balla u shpreh se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen duke iu adresuar Parlamentit Evropian, është shprehur se BE duhet të aplikojë të njëjtat instrumenta si SHBA-të dhe Britania e Madhe, për personat që minojnë demokracinë në vendet aspirante që duan të anëtarësohen në BE.
“Katrani me bojë nuk është fyerje, është thjesht dhe vetëm në një lloj forme, do ta quaja epiteti apo metafore, që katran me bojë është ‘non grata’. Prej disa kohësh ka pasur diskutim në Parlamentin Evropian, sesi instrumentat që ka në dispozicion Bashkimi Evropian t’i përdorë njëlloj si SHBA-të dhe Britania e Madhe për sanksionet.
Ka qenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen e cila në adresimin që i bëri Parlamentit Evropian, ka deklaruar se tanimë BE ka ardhur në pikën që ndaj personave të cilët minojnë demokracinë, në vendet aspirante për t’u anëtarësuar në BE, duhet të përdorin sanksionet e parashikuara dhe unë mendoj që është çështje kohe. Komisioni Evropian e ka dhënë dritën jeshile, nuk kam asnjë dyshim që edhe BE, për vendet aspirante do t’i aplikojë këto instrumenta”, theksoi Balla.
LEXONI GJITHASHTU
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)