“Të matet mirë kush i del para këtij lidershipi”, Kikia: Mos luani me karrierën

11 Shtator 2023 | 21:55

Gazetari Mentor Kikia tha në “Now me Erla Mëhillin” se kushdo që i del para Berishës duhet të mendohet mirë.

Sipas gazetarit, politikanët në pushtet nuk të lejojnë të bëhesh pjesë e politikës në rolin e protagonistit.

“Bëhet fjalë për një vend me dy milionë njerëz. Personi që do t’i dalë përballë të matet mirë sepse luan me karrierën e tij. S’kanë pasur kurajë njerëz që t’i dalin para sepse ky lidership, po flas në tërësi tani, njeriun që iu del përpara, nuk e konsiderojnë thjesht si një partner i cili po futet në një garë, por e konsiderojnë si armik i cili po tenton t’i marrë fronin sepse këtu ecet me parimin e mbretërive mesjetare dhe sulltanateve që ai që tenton të marrë fronin quhet tradhtar dhe i pritet koka,” – u shpreh Kikia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026