“Të mos presim vetëm nga SPAK”- Rama:“Gjyqësori” nuk është i vetmi pushtet i pavarur
Kryeministri Edi Rama është shprehur se pushteti gjyqësor nuk është i vetmi pushtet i pavarur në Shqipëri, por është edhe ai ekzekutiv e legjislativ.
Komentet Rama i bëri në Kongresin e PS të mbledhur ditën e sotme, ku tha se nuk duhet të pritet vetëm nga SPAK që të luftojë korrupsionin, por çdo gjykatë duhet të garantojë drejtësi për qytetarët në mbarë vendin.
“Drejtësia nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të tjera të pavarura, që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjet e tyre dhe as nuk i japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore.
Kështu funksionon drejtësia europiane dhe kjo është panorama e së ardhmes që ne duhet të punojmë të gjithë së bashku, që drejtësia e re të bëhet një drejtësi europiane në të gjithë territorin. Se nuk mjafton që një individ të shkojë para ligjit se ka një kostum politik, por duhet që çdo individ që shkon në dyert e gjykatave të Shqipërisë, të jetë i garantuar që e drejta e tij as nuk shitet e as nuk blihet.
Të mos presim vetëm nga SPAK që të luftojmë me korrupsionin në organizmin e pushtetit ekzekutiv, as të mos e lëmë progresin e drejtësië jashtë vëmendjes dhe progresit të përlamentit, i cili duhet të përfshihet shumë më tepër”, është shprehur Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid