Të pandehur për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO pushon çështjen për 6 ish-zyrtarë

13 Mars 2026 | 11:01

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj 6 zyrtarëve të ARRSH-së të pandehur për shkelje të barazisë në tendera për shkak të parashkrimit të veprës penale

Zyrtarët e pandehur:

Arbër Troka

Miranda Shkurti

Nikollaq Mihali

Almir Hoxhaj

Erjon Zemanaj

Admir Pahumi

Emrat e mësipërm u akuzuan në kuadër të procedimit që nisi për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë ku e pandehur ka qenë edhe ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila.

Në korrik të 2025 Gjykata e Posaçme dënoi me 6 muaj burg ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, për shkelje të barazisë në tendera. Dënimi i caktuar do të konvertohet në punë në komunitet, ku Qato do të duhet të kryejë 60 orë shërbim si dhe nuk do të mbajë poste drejtuese.

Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet e referoi materialet. SPAK pretendoi se nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit. SPAK tha jo zyrtarisht se do të paraqes ankim në Apel për vendimin e fundit të gjykatës.

Hetimi bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë pa TVSH, i vitit 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri

Në Shqipëri, numri i fëmijëve po bie, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Europian. Këto...
17:33 | 19/06/2026

Mbi 5000 vizita në qendrat shëndetësore verore vetëm në 2 javët e qershorit

Më shumë se 5000 pushues vendas dhe të huaj janë drejtuar në Qendrat shëndetësore verore për ndihmë mjekësore. Problematikat e tyre kanë qenë nga më...
17:27 | 19/06/2026

Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë: Mbështesim protestat dhe mobilizimin qytetar, qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, ka shprehur këtë të premte mbështetjen e saj për mobilizimin qytetar që po zhvillohet në Tiranë dhe qytete...
17:00 | 19/06/2026