Të rinj me skateboard-e thyejnë rutinën në rrugët e Tiranës

1 Prill 2022 | 10:25

Vitet e fundit në vendin tonë po marrin zhvillim sporte si patinat dhe skateboard-i.

Të rinjtë që i zhvillojnë këto sporte i bashkon shpirti i lirë dhe aventuresk.

Tashmë prej dy vitesh komuniteti “Hi Skaters” mbledh çdo të shtunë të rinj e fëmijë të apasionuar për patina, skateboard apo biçikleta BMX.

Ermelinda dhe Arti janë të parët që nisën të ushtronin këto aktivitete, e më pas të rinj të tjerë iu bashkuan duke bërë që grupi të rritet çdo ditë e më shumë.

“Kulturën e patinave dhe skateboard-it e kemi nisur në një moshë shumë të hershme. Personalisht ka qenë sporti i parë që kam bërë. U desh të takoheshim me Ermelindën që kishim të njëjtat interesa dhe pasione. Ndanim të njëjtin sport. Filluam të dilnin së bashku qytetit. Kemi takuar mbi 1000 të rinj që kanë mësuar të paktën një herë patinat dhe skateboard-in me ne. Dikush i ka provuar një herë dhe s’ka ardhur më. Dikush tjetër i ka provuar një periudhë të caktuar, pastaj ka nisur diçka tjetër. Ata që kanë mbetur momentalisht janë rreth 300 veta që e praktikojnë çdo ditë”, tha Arti.

“Shumica mendojnë që ne jemi të huaj dhe na flasin anglisht, sepse nuk mendojnë që një shqiptar mund të ecë me patina, ndoshta dhe një vajzë me patina, por që ne kemi gati 3 vjet dhe mendoj se të gjithë në Tiranë janë në dijeni të këtij komuniteti dhe kanë parë njerëz me patina. Kështu që tani besoj se iu duket një gjë shumë normale”, u shpreh Ermelinda.

Edhe pse konsiderohet si një sport i rrezikshëm, pjesëtarët më të vegjël të grupit janë të moshës 4-vjeçare, dhe shoqërohen nga prindërit e tyre.

Një vështirësi për ta është mungesa e një ambienti të përshtatshëm ku ata mund të stërviten.

“Ne e kemi kërkuar dhe akoma e kërkojmë një park për skateboard që të kemi një vend posaçërisht dhe që aty është vendi i patinave, i skateboard-it që të mund të na bashkohen më shumë veta dhe ta dinë që vërtetë mund ta mësojnë”, tha Ermelinda.

Prindërit shprehen se nga ngarkesa e madhe psikologjike që fëmijët kanë për shkak të ngjarjeve të ndodhura gjatë 2 viteve të fundit, patina dhe skateboard-i janë mënyra më e mirë që fëmijët të argëtohen e të ndihen të lirë.

Pavarësisht çdo rrëzimi apo dëmtimi, ata nuk ndalojnë dhe kanë synime të qarta për të ardhmen e tyre.

“Vizioni ynë është shumë i madh dhe besoj se do ia arrijmë. E rëndësishme është skate të vijë si kulturë në Shqipëri. Të kemi turne me vendet jashtë se nuk na mungon asgjë sepse nëse ne bëhemi të mirë mund të dalim në tregun evropian”, tha Arti.

Shumica e të rinjve të këtij grupi, të ecurit mbi patina tashmë e kanë kthyer në stil jetese.

“E bukura e patinave është se mund të ecësh kudo, në rrugë makinash, biçikletash, trotuar”, thotë Arti.

Hi Skaters i jep mundësinë të bëhet pjesë e grupit çdokujt që ka dëshirë për të mësuar patina, skateboard apo BMX.

“Mendoj se skating është një gjë shumë e veçantë dhe jo shumë veta e marrin guxim ta bëjnë. I ftoj të gjithë ata që duan të bëjnë një gjë ndryshe të na bashkohen edhe pse jo të mësojnë skating”, tha Ermelinda.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026