Të rinjtë e Unionit, pro zgjerimit të Bashkimit Europian

5 Shtator 2025 | 17:00

Më shumë se gjysma e të anketuarve të rinj në të gjithë Bashkimin Europian janë pro zgjerimit të mëtejshëm të bllokut me vende të tjera. Pothuajse një në dhjetë të të pyeturve shprehet shumë pro anëtarësimeve të reja, sipas studimit më të fundit të Eurobarometrit.

Në 23 shtete anëtare, të paktën 50% e të anketuarve janë pro zgjerimit të mëtejshëm, me mbështetjen më të lartë në Suedi (79%), Danimarkë (75%) dhe Lituani (74%). Ukraina, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Serbia, Gjeorgjia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia janë dhjetë vendet që duan t’i bashkohen BE-së. Mbështetja është veçanërisht e lartë mes të rinjve. Të anketuarit më të rinj, të moshës 15 deri 24 vjeç, janë më shumë pro (67%), të pasuar nga ata të moshës 25 deri 39 vjeç (63%).

Pak më shumë se gjysma e të anketuarve në të gjithë BE-në shprehën mbështetjen e tyre për pranimin e Ukrainës në BE. Megjithatë, kërkesa e Ukrainës për t’u anëtarësuar është aktualisht e bllokuar për shkak të vetos së Hungarisë, e cila ka penguar gjithashtu përparimin e Moldavisë. Pas Ukrainës, Mali i Zi ka marrë 51% mbështetje për anëtarësim mes të anketuarve të BE-së dhe është kandidati më i preferuar në shtatë shtete anëtare.Shqipëria ka marrë 45% mbështetje nga qytetarët e BE-së. Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia kanë marrë secila nga 48% mbështetje për pranimin e tyre. Në kontrast, Turqia nuk është identifikuar si kandidat i preferuar për anëtarësimin në BE nga asnjë shtet anëtar. Më pak se dy të pestat e të anketuarve do të mbështesnin anëtarësimin e Turqisë, edhe nëse ajo do të plotësonte kriteret e nevojshme.

Aryset se pse janë pro integrimit lidhen me ndikimin më të fortë të BE-së në botë dhe një treg më të madh për bizneset e BE-së. Në të njëjtën kohë, të anketuarit shprehën shqetësime për zgjerimin e ardhshëm të mundshëm të BE-së. Shqetësimi më i madh është migracioni i pakontrolluar, me 40%, i pasuar nga korrupsioni dhe krimi me 39% dhe kostoja financiare për taksapaguesit europianë me 37%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026