Të shtëna me armë në Shkodër, një i kërkuar me rrezikshmëri të lartë qëllon gjatë operacionit për kapjen e tij

9 Mars 2026 | 16:06

Një incident me armë zjarri është shënuar në lagjen Kiras në Shkodër, gjatë një operacioni të policisë për kapjen e një personi të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Në momentin kur efektivët ndodheshin në ndjekje dhe në një perimetër të afërt me objektivin e operacionit, një shtetas ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Policia bënë me dije se personi i dyshuar është shtetasi me inicialet B.B., i cili rezulton në kërkim edhe për vepra të tjera penale.

Menjëherë pas incidentit, në zonë kanë mbërritur dhjetëra forca policore, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe kanë vendosur masa të shtuara sigurie.

Operacioni për kapjen e personit vijon, ndërsa zona mbetet e blinduar nga efektivët e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres...
15:34 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026