Teknokrati që shpëtoi BE-në kandidon për Komisionin Evropian
Është herët të thuhet se çfarë roli mund të marrë Mario Draghi në të ardhmen në BE, por një gjë është e sigurt. Shumë mendojnë se fjalimi i tij në Belgjikë tregoi gatishmërinë për të marrë një nga postet më të larta. Fjalët e tij mbi të ardhmen e Evropës dhe nevojën që ajo t’i nënshtrohet ndryshimeve radikale u vlerësuan gjerësisht.
Në Itali, mbi 1 mijë persona nënshkruan një manifestim që kërkonte miratimin e kandidaturës së Draghit si president të Komisionit Evropian. Tomaso Greco, promovues i peticionit paraqiti arsyet përse ish-kryeministri është i duhuri për të drejtuar Evropën.
“Ne po mbështesim Mario Draghin si president të Komisionit pasi duam një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më autoritare. Së pari për arsye ndërkombëtare, i referohem këtu Ukrainës, krizës në Lindjen e Mesme, por edhe kur bëhet fjalë për atë me të cilën po përballet Evropa. Të gjitha këto sfida mund të tejkalohen nëse Evropa është më e bashkuar, por në kërkesën tonë ka edhe arsye kombëtare. Ato parti që mbështetën qeverinë e Draghit duhet të na thonë se cili është qëndrimi i tyre ndaj kandidimit të mundshëm të tij për kreun e Komisionit”, deklaroi Tomaso Greco, mbështetës i Mario Draghit.
Parulla popullore e Draghit, “çfarëdo që të duhet”, që dikur shpëtoi Eurozonën dhe më pas u përdor prej tij kur u thirr të shpëtonte Italinë, mund të ndihmojë Evropën të përballet me sfidat madhore që kanë lindur në vitet e fundit.
“Kjo është një sfidë shumë më e madhe sepse politika “çfarëdo që të duhet” përfshinte mjetet që ai kishte në dorë kur ishte president i Bankës Qendrore Evropiane. Nga njëra anë ai është një teknokrat mjaft i aftë pasi e kupton natyrën e problemeve që kemi dhe në anën tjetër është edhe një politikan i mirë, sepse shumë teknokratë kanë mungesë ndjesie politike”, deklaroi 2 Francesco Lippi, profesor ekonomie:
Por çfarë mendojnë italianët për shansin që Draghi të bëhet presidenti i ri i Komisionit Evropian?
“Mendoj se Meloni do ta pranojë kandidaturën e tij. Kjo do të sillte përfitime për të dhe Italinë”, deklaroi njw qytetare.
Disa nuk e kanë problem faktin që ai nuk ka një anëtarësi politike, të tjerë mendojnë se nuk është i duhuri.
“Ai është një teknokrat. Kur këta njerëz dalin në skenë mendojnë për interesat e tyre”, deklaroi njw tjetwr qytetar.
Pavarësisht se është shfaqur si një lidere e moderuar, duke vijuar kursin evropian të nisur nga Draghi, kryeministrja Giorgia Meloni nuk e ka komentuar ende kandidaturën e mundshme të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh
Porto Palermo, nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore
Serbi, Prokuroria nis verifikimet pas akuzave të Vuçiçit ndaj organizatorëve të protestave studentore
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…