Teliti zbulon se si do votojnë këshilltarët e djathtë për shkarkimin e Veliajt
Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha se objektivi i parë i opozitës është largimi sa më parë i Erion Veliajt zyrtarisht.
Nisur nga ky objektiv, Teliti u shpreh se këshilltarët e djathtë do të votojnë pa hezitim për shkarkimin e Veliajt kur propozimi i mazhorancës të sillet ditën e premte në Këshillin Bashkiak.
“Qëllimi ynë politik është shkarkimi i Erion Veliaj, jo sot, sot është e vonuar. E kemi dashur këtë jo në 10 shkurt kur u arrestua, por muaj, vite më parë. Kemi bërë 44 protesta që ai të largohet. Nga ana juridike le të flasin juristët. Nga ana politike, Tirana është bërë një kryeqytet i denjë vetëm për një vend të botës së tretë. Patjetër që do ta votojmë, ama kërkesa duhet të jetë konform ligjit se nuk është përgjegjësi e opozitës, se nuk po marrin mendimin tonë, por mazhoranca është e detyruar të plotësojë procedurën. Unë si nënkryetar këshilli nuk kam asnjë problem të vijë edhe Veliaj përballë dhe të debatojmë. Kur ata ta sjellin në premten vendimin, do marrin masa që të procedura të jetë korrekte. Objektivi ynë politik është largimi sa më i parë i Erion Veliajt. Objektivi ynë final është largimi i tij zyrtarisht. Nëse mazhoranca ka nevojën e opozitës për largimin e Veliajt jemi gati, i kthejmë Tiranës dinjitetin e humbur, Veliaj është model i vjedhjeve, abuzimeve”, tha Teliti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati: Veliaj nuk mund të shkarkohet për mungesën që nuk është në vullnetin e tij
- PS nis procedurat për shkarkimin e Veliajt, kur mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)