Tensione në Shkup, protestuesit thyejnë xhamat e ministrisë, lëndohen 4 policë
Protestues të shumtë në Shkup kanë thyer xhamat e godinës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
Sipas raportimeve bëhet me dije se në drejtim të godinës qeveritare është hedhur koktej molotovi dhe sende të forta.
Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanit, që të mësojë historinë dhe në pankartat e tyre, emri i tij ishte deformuar në Bugar Osmani.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se 4 policë janë lënduar, teksa shtoi se në protestën e djeshme u tentua eskalimi i situatës.
“Dhuna ndaj atyre që kujdesen për rendin, policisë maqedonase , ndaj institucioneve nuk do të sjell asgjë. Dje kishim tentim për eskalim të situatës, kemi 4 policë të lënduar”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Spasovski.
Pas thyerjes së xhamave të Ministrisë së Jashtme, protestuesit kanë marshuar drejt godinës së Parlamentit.
Protestuesit kërkojnë që qeveria maqedonase të refuzojë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas tyre, propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën dhe as historinë maqedonase.
LEXONI GJITHASHTU
- “Po na cenohet identiteti”, qytetarët në RMV në protestë
- Kovaçevski: Deputetët do vendosin në Kuvend në lidhje me propozimin francez
- Michel: Nëse RMV-ja pranon propozimin francez, hapen negociatat
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane