Tentoi të fuste ilaçe kontrabandë, arrestohet 54-vjeçari në Morinë

24 Shtator 2023 | 10:03

Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kukës, pasi u kap duke transportuar me autobus medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 eurove.

Në pranga u vu shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.

“Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri”, bëri me dije policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026