Tërmeti tragjik, Rama: Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi

6 Shkurt 2023 | 10:30

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur i pikëlluar për tërmetin tragjik që goditi mëngjesin e ditës së sotme Turqinë, ku për pasojë humbën jetën mbi 500 persona, ndërsa u plagosën qindra të tjerë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë teksa shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, njoftoi se ditën e sotme një mision shpëtimi solidariteti do të niset për në Turqi.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”- shkruan Rama.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi në Kuvend se qeveria është e gatshme të financojë me mbi 50 milionë euro zbatimin e votimit elektronik...
12:55 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026