Tetë qytetarë humbin jetën në RMV nga COVID-19, raportohen 127 raste të reja

19 Korrik 2020 | 15:26

Pandemia globale e COVID-19 vijon të shkaktojë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 904 testime, prej të cilave janë konfirmuar 127 raste pozitive me coronavirus.Gjithashtu, një tendencë pozitive vihet re tek pacientët e shëruar.

Në orët e fundit 83 qytetarë janë shëruar nga COVID-19, ndërkohë tetë pacientë të tjerë kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve.

Referuar statistikave të fundit, nga fillimi i pandemisë dhe deri sot, në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 9153 persona me coronavirus, prej të cilëve 4810 janë shëruar, kurse 422 pacientë kanë vdekur.

Ministria e Shëndetësisë në RMV-së thotë se në të gjithë vendin janë aktualisht 3921 raste aktive me COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026