“Thuaj përshëndetje” – Nisma në Suedi që bashkon të panjohurit…

23 Nëntor 2023 | 08:51

Një qytet në veri të Suedisë po inkurajon qytetarët të përshëndesin njëri-tjetrin. Qyteti, Luleå, ka rreth 80,000 banorë dhe ndodhet në veri të vendit. Banorët shohin shumë pak dritë dielli gjatë muajve të dimrit.

Qyteti ka nisur një fushatë për të ndihmuar në ngritjen e humorit të rezidentëve të saj, sidomos atyre që mund të ndihen të vetmuar.

“Përshëndetja i bën njerëzit të ndihen rehat dhe të ndihen të sigurt, është diçka që të gjithë mund ta bëjmë për të krijuar një Luleå më të këndshme,” shkruan qyteti në rrjete sociale. “Përshëndetja juaj mund të bëjë një ndryshim.”

Nisma ‘Säg hej’, që do të thotë ‘thuaj përshëndetje’ në suedisht, nisi më 31 tetor – një ditë që, përveçse është Halloëeen, është edhe ‘dita e fqinjëve’ në Suedi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se vetmia është një kërcënim urgjent për shëndetin global dhe efektet e saj të vdekshmërisë janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë. OBSH ka ngritur një komision ndërkombëtar për problemin – i udhëhequr nga kirurgu i përgjithshëm amerikan, Dr Vivek Murthy, dhe i dërguari i të rinjve të Bashkimit Afrikan, Chido Mpemba.

Tek të moshuarit, vetmia shoqërohet me një rritje prej 50% të rrezikut të zhvillimit të demencës dhe një rritje prej 30% të rrezikut të sëmundjes së arterieve koronare ose goditjes në tru. Por ajo dëmton edhe jetën e të rinjve. Midis 5% dhe 15% e adoleshentëve janë të vetmuar, sipas shifrave që ka të ngjarë të jenë të nënvlerësuara. Në Afrikë, 12.7% e adoleshentëve përjetojnë vetminë krahasuar me 5.3% në Evropë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024