Tirana do të presë mbledhjen e Komisionit të Medias së UEFA-s
Federata e Futbollit do të organizojë në Tiranë mbledhjen e radhës të Komisionit të Medias së UEFA-s më 1 nëntor.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, selia qendrore e FSHF-së, dhe do të sjellë së bashku anëtarët e bordeve të komunikimit nga federata të ndryshme evropiane.
Mbledhjen do ta drejtojë kryetari i këtij komisioni, Armand Duka, dhe gjatë saj do të diskutohen pika të rëndësishme për përmirësimin e komunikimit mes federatave anëtare të UEFA-s në të ardhmen.
Kjo është mbledhja e tretë që UEFA organizon në Shqipëri këtë vit, pas takimit të 16 prillit me drejtuesit e 11 federatave të futbollit të Europës Juglindore dhe mbledhjes së “Grassroots Football Panel” më 7 maj.
Këto ngjarje theksojnë angazhimin e UEFA-s për të forcuar bashkëpunimin dhe komunikimin mes federatave të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave