Samiti në Tiranë, Rama pret Marta Kos dhe liderët e Ballkanit Perëndimor
Në Pallatin e Brigadave kanë mbërritur këtë të premte liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos lidhur me samitin Growth Plan “Our pathway to EU”.
Kryeministri Edi Rama i ka pritur ata në hyrjen e Pallatit të Brigadave teksa në këtë samit pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
Samiti nisi në orën 09:30 ku pritet që kryeministri Edi Rama së bashku me Kos të mbajnë fjalën hapëse për të vijuar më pas me punimet e samitit. Gjithashtu do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët e Ramës dhe Kos. Rama mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar edhe një darkë zyrtare me komisioneren.
Agjenda:
Vendi: Pallati i Brigadave
09:30 – Mirëseardhja
10:00 – Nisja e Samitit
Fjala hapëse: KryeministriEdi Rama dhe Komisionerja, Marta KOS
11:30-Foto Familjare
11:35-Konferencë për shtyp, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:21 Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930