Tiranë/ I arrestuar në Itali për vrasje e drogë, sekuestrohen pasuritë e autorit

10 Maj 2025 | 10:42

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit me tre emra, V.D. alias E.D. alias E.D. dhe familjarëve të tij, i arrestuar në Itali për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas kërkesës së Prokurorisë, janë sekuestruar një apartament në Tiranë dhe dy llogari bankare të regjistruara në emër të shtetasit dhe familjarëve të tij, pasi është konstatuar se vlera e këtyre pasurive nuk mund të justifikohet nga të ardhurat e ligjshme të tyre.

Hetimet kanë nxjerrë dyshime se këto pasuri janë fituar si rezultat i aktiviteteve kriminale të shtetasit V.D., veçanërisht në lidhje me trafikun e narkotikëve.

Në vitin 2005, ndaj shtetasit V.D. ishte shpallur kërkimi ndërkombëtar për vrasje dhe trafik narkotikësh, por kërkimi u anulua pasi ai u arrestua në Itali. Sipas hetimeve të Prokurorisë, pasuria e pajustifikueshme është drejtpërdrejt në pronësi të shtetasit V.D. dhe nënës së tij.

Për të parandaluar krimin e organizuar dhe pastrimin e parave nga aktivitete kriminale, Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

  1. Pasuria e paluajtshme: Apartamenti Nr. 214/342+1-46, Zk. 3866, Vol. 76, fq. 62, në Tiranë.

  2. Llogaria bankare 1: Gjendje aktuale prej 1,097,636.86 lekë.

  3. Llogaria bankare 2: Gjendje aktuale prej 1,601,434.50 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026