Tiranë/ Vodhi një market në orët e para të mëngjesit, arrestohet 32-vjeçari
Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës menjëherë pas një vjedhjeje me thyerje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një market në Rrugën e Dibrës.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, pas marrjes së informacionit për vjedhjen. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili rezulton me precedent penal në fushën e vjedhjeve.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura, veshjet e përdorura gjatë kryerjes së krimit, si dhe një send të fortë që dyshohet se është përdorur për thyerjen e xhamit të marketit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut