“Tituj bombastik, lajme pa përmbajtje”, gazetarja: Sot abuzohet shumë nga portalet
Gazetarja Eneida Xhelili tha për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se sot është titulli ai që godet e për këtë arsye abuzohet shumë nga portalet.
Në një kohë kur interesi për të lexuar lajme po bie, gazetarja u shpreh se ajo që bëjnë portalet është marrja e informacionit nga burime të pakonfirmuara, vendosja e një titulli tërheqës, ndërsa brendia e lajmit është pa kuptim ose në pjesën më të madhe të rasteve një lojë fjalësh.
“Titulli është ai që godet dhe kur ti i hyn më pas brendisë…abuzohet shumë, sidomos nga portalet. Nuk po i referohem rrjeteve sociale, TikTok-ut e të tjerë, ato nuk i konsideroj fare si burim informacioni, ato mund të jenë burime ndodhie të një momenti të caktuar që dikush është në atë vend, e kap dhe e publikon, por ka edhe shumë që e keqpërdorin. E keqpërdorin për funksione negative kundrejt personave, grupimeve të caktuara dhe interesave të caktuara, sepse ne e dimë që lajmi e ka edhe këtë lloj misioni që shpesh herë përdoret siç është përdorur dhe orientohet për shkak të interesave politike, ekonomike e të tjera,” – u shpreh Xhelili.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret